Maliqaj me nokaut mposht serbin Raduloviq
Boksieri kosovar, Egzon Maliqaj, ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij.
Të shtunën triumfoi në Klingau të Zvicrës mposhti me nokaut serbin, Novak Raduloviq.
Ai me këtë fitore ka triumfuar në kategorinë e mesme, duke fituar titullin IBO International.
Maliqaj e rrëzoi dy herë Raduloviqin, para se arbitri ta ndërpriste përballjen, transmeton lajmi.
Për Maliqajn është fitorja e 14-të në boksin profesionist, karshi një barazimi e një humbje që e ka. Raduloviq ka bilanc prej 17 fitore, 10 humbje e një barazim.