Maldini zbulon përpjekjet për transferimin e Messit në Milan

Maldini zbulon përpjekjet për transferimin e Messit në Milan

Ish-drejtori i AC Milanit, Paulo Maldini, e ka zbuluar se kishte provuar të transferonte Lionel Messin.

Legjenda e skuadrës “Rossonere” thotë se ishte e pamundur të transferonte ish-yllin e Barcelonës dhe PSG-së që tashmë është pjesë e klubit amerikan Inter Miami.

“Messi? Mendoj se një futbollist si ai është një spektakël për të gjithë”, tha Maldini.

“Kur lexova se ai mund të shkonte në Inter u pikëllova shumë. Për 10 ditë u përpoqa ta çoja në Milan, por e kuptova se ishte e pamundur”, ka theksuar Maldini.

Share This