Malazezi Mijoviç merr drejtimin e Yllit
Klubi i basketbollit Ylli zyrtarisht është bërë me trajner të ri.
Malazezi Petar Mijoviç është emëruar në krye të bankinës së klubit nga Theranda.
KB Ylli përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar malazezin si trajner të ri të skuadrës së tyre.
“Trajneri Mijovic me shtetësi malazeze edhe më parë ka punuar ne Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrën nga Superliga e Polonisë Slask Wroclaw, në Superligen e Hungarisë Atomeromu SE si dhe në Mal të Zi tek skuadra e Buduçnost me të cilën edhe ka marrë pjesë ne EuroCup si dhe ka fituar titullin e Kampionit në Mal të Zi. Tani objektivat janë të qarta që me trajnerin kampion të rikthehemi tek titulli kampion”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.
Malazezi më parë ka drejtuar Bashkimin dhe Sigal Prishtinën.