Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka bërë me dije se Malajzia ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj shtetit të Malajzisë për këtë hap.

Sipas saj, ky është një hap që forcon lidhjet në mes të dy vendeve.

“Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona”, ka deklaruar Gërvalla, sipas një njoftimi të MPJD-së.

Sipas MPJD-së, qytetarët e Republikës së Kosovës nga tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.

Share This