Makhachev brenda tre minutash e gjakos Volkanovskin dhe fiton titullin
Islam Makhachev fiton që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski në UFC 294 .
Ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes, apo “Main event”, ku Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje.
Kjo sepse pas vetëm tre minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga çeçeni, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.
Kjo ia zyrtarizoi fitoren Makhachev, i cili vazhdon me seri shumë pozitive.
Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi. /telegrafi