Mainz bëhet “makth”, Dortmund gëzon 114 vjetorin me një barazim në shtëpi
Borussia Dortmund zhgënjen në 114 vjetorin e klubit, me “verdhezinjtë” që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Mainz në takimin e vlefshëm për javën e 16-të të Bundesliga-s.
Takimi nisi me spektaklin e tifozëve vendas, por skuadra nuk e gjeti humorin e duhur në fushën e lojës.
Skuadra e Terzic kaloi gjeti avantazhin në minutën e 29’ me Brandt, por në fundin e pjesës së parë, Mainz arriti të barazonte me anë të van den Berg në minutën e 43’.
Pjesa e dytë krijoj raste për të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshoi edh pse vendasit shënuan në minutën e 91’ me Reyna, por goli u anulua për pozicion të parregullt dhe Dortmund regjistroi kështu ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat dhe ngec ndaj rivalit që sezonin e kaluar i hoqi titullin kampion.
Dortmund shkon kështu në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Mainz koleksionon pikën e dhjetë në vendin e 15.
Për llogari të javës së 16-të, Hoffenheim – Darmstadt dhuruan spektakël dhe gola, por jo fitues në barazimin 3-3. Në këtë ndeshje u aktivizua nga minuta e parë edhe mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula që luajti pjesën e parë, teksa u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 13-të.