‘Magjistari’ i Leverkusenit, objektiv i Man City-t
Klubi anglez, Manchester City raportohet se ka hyrë në garë për mesfushorin gjerman, Floran Wirtz.
Kampionët në fuqi të Anglisë, sipas mediave britanike, synojnë që gjatë muajit janar të transferojnë yllin e Bayer Leverkusenit, Floran Wirtz i njohur si ‘magjistari’ i skuadrës së Xavi Alonso-s.
Gjermani po bën një sezon të madh me Leverkusenin. Ai në pjesën e parë të garave në elitën gjermane, ka shkëlqyer tek Leverkuseni dhe ishte një nga më të mirët në suksesin e kësaj skuadre, e cila këtë edicion po ‘lufton’ për titullin e kampionit në Gjermani.