“Magjistari” Hasi, Mechelen perfekt në 2024, tifozët nisin të ëndërrojnë

“Magjistari” Hasi, Mechelen perfekt në 2024, tifozët nisin të ëndërrojnë

Besnik Hasi ka arritur në një kohë të shkurtër të ndryshojë për mirë situatën te Mechelen, ekip ku u emërua trajner në ditët e para të nëntorit të vitit të kaluar.

Skuadra belge fitoi sot 2-3 në transfertë kundër Cercle Brugge, suksesi i tretë radhazi në Jupiler Pro League.

52-vjeçari gjakovar po zhvillon një punë fantastike. Ekipin e mori në vendet e fundit të tabelës, ndërkohë që po e afron gjithnjë e më shumë me “play-off”-et e titullit kampion.

Mechelen nuk ka humbur ende në 2024, vit gjatë së cilit numëron 6 fitore dhe 2 barazime. Një ecuri e jashtëzakonshme, ku merita të padiskutueshme ka edhe Hasi.

Trajneri shqiptar ka një përvojë të madhe, teksa ka drejtuar më parë edhe Anderlechtin në Belgjikë. Ekip të cilin e udhëhoqi drejt fitimit të titullit dhe Superkupës (2014).

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, ka punuar edhe në Poloni (Legia e Varshavës), Greqi (Olympiacos) dhe Arabinë Saudite (Al-Read, Al-Ahly).

Share This