“Magji” në Champions, Dortmund, PSG dhe Porto vazhdojnë rrugëtimin, Milan bie në Europa League, ja gjitha rezultatet

“Magji” në Champions, Dortmund, PSG dhe Porto vazhdojnë rrugëtimin, Milan bie në Europa League, ja gjitha rezultatet

Ka qenë një mbrëmje magjike në Champions League, ku emocionet kanë qenë të paimagjinueshme.

Në grupin e ferrit, PSG ka arritur të barazojë 1-1 me Dortmund dhe ky rezultat bën që francezët të pozicionohen të dytët në grup dhe të vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League. Spektakël ka pasur edhe në Angli, ku Milani ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle me shifrat 1-2.

Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e tretë dhe kështu sigurojnë kalimin në Europa Leaue, ndërsa anglezët mbeten jashtë Evropës.

Porto ka marrë një fitore të thellë ndaj Shakhtar me shifrat 5-3. Me këtë fitore, portugezët sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Champions, ndërsa ukrainasit vazhdojnë në Europa League.

Ja të gjitha rezultatet:

Share This