
Macron: Nevojiten masa të forta për të vendosur armëpushim ndaj Rusisë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj sulmit rus mbi qytetin ukrainas, Sumy, me ç’rast pati dhjetëra viktima, përfshirë edhe fëmijë.
Ai tha se këtë luftë e nisi vetëm Rusia dhe sot, është e qartë se Rusia e vetme zgjedh ta vazhdojë atë – me shpërfillje të hapur për jetët njerëzore, ligjin ndërkombëtar dhe përpjekjet diplomatike të presidentit Trump.
Macron në platformën ‘X’ u shpreh se nevojiten masa të forta për të vendosur armëpushim ndaj Rusisë.
“Franca po punon pa u lodhur drejt këtij qëllimi, së bashku me partnerët e saj. Për viktimat, të plagosurit dhe gjithë Ukrainën që vazhdon të rezistojë: solidariteti ynë, respekti ynë, angazhimi ynë i palëkundur”, ka shkruar Macron, raporton rtk.