Macron do t’i drejtohet Francës ndërsa kriza politike thellohet

Macron do t’i drejtohet Francës ndërsa kriza politike thellohet

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet t’i drejtohet sot në mbrëmje vendit pas rënies së qeverisë së pakicës së kryeministrit Michel Barnier.

Fjalimi vjen pasi Franca përballet me kriza të thelluara në fronte të shumta – politike, ekonomike dhe diplomatike – pa një qeveri të qëndrueshme.

Barnier pritet të japë dorëheqjen e tij në orën 10:00 të mëngjesit – pas vetëm tre muajsh në detyrë, duke shënuar fundin e mandatit më të shkurtër të kryeministrit në historinë moderne franceze.

Administrata e tij u rrëzua dje në një mocion mosbesimi të mbështetur nga ligjvënësit e opozitës së krahut të majtë dhe të ekstremit të djathtë – pas një mosmarrëveshjeje mbi buxhetin shtrëngues të Barnier.

Zgjedhjet e reja parlamentare mund të zhvillohen vetëm një vit pas votimit të fundit në korrik, sipas kushtetutës së Francës.

Macron mund t’i kërkojë Barnier të mbetet në një rol kujdestar, por raportet e medieve treguan se Macron ka planifikuar të emërojë shpejt një kryetar të ri të qeverisë. /atsh/

Share This