Lyon i “rrëmben” barazimin në fund Unitedit, barazon Tottenham

Lyon i “rrëmben” barazimin në fund Unitedit, barazon Tottenham

Ndeshjet e para çerekfinale të Europa League prodhuan emocione.

Manchester United i “rrëshqet” fitorja ndaj Lyon, në një sfidë spektakolare 2-2.

Francezët realizuan të parët me Almadan. Yoro u kundërpërgjigj, në fundin e pjesës së parë. Fraksioni i dytë ishte mjaft i luftuar, me të dy skuadrat që u hodhën në sulm për golin e fitores. Zirkzee shënoi për të besuarit e Amorim me një gol në fund, por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi Cherki dërgoi shifrat në 2-2 në limite.

Barazim 1-1 ndërmjet Tottenham dhe Frankfurt. Rangers dhe Bilbao nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Në Conference League, Betis kaloi 2-0 Jagiellionia. Celje-Fiorentina përfundoi 1-2 ndërsa Djugarden-Rapid u mbyll 0-1.

Share This