Lyon bie nga Ligue 1

Lyon bie nga Ligue 1

Një lajm tronditës vjen nga futbolli francez. Olympique Lyon, një ndër klubet më të mëdha dhe me histori në Ligue 1, është zbritur zyrtarisht në Ligue 2, jo për arsye sportive, por për shkak të problemeve financiare.

Vendimi është marrë nga DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit), institucioni që mbikëqyr aspektet financiare të klubeve në Francë.

Në një takim të mbajtur këtë pasdite, presidenti dhe pronari i klubit, John Textor, u përpoq të bindte DNCG-në me garanci financiare, por pa sukses. Sipas autoritetit financiar, gjendja ekonomike e klubit është e pamjaftueshme për të garantuar pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligue 1.

Ky vendim shokues vjen vetëm pak javë pasi Lyon e përfundoi kampionatin në vendin e gjashtë, duke siguruar një vend në UEFA Europa League.

Tani, megjithatë, gjithçka është në rrezik. Klubi do të ketë mundësinë të apelojë, por nëse vendimi nuk ndryshon, do të detyrohet të zbresë në Ligue 2, çka do të kishte pasoja të mëdha si në aspektin sportiv, ashtu edhe atë financiar.

Share This