Lushaku-Sadriu, Kurtit: E ke uzurpuar zyrën e kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

Lushaku-Sadriu, Kurtit: E ke uzurpuar zyrën e kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se deputetët po e shkelin Kushtetutën kur s’po votojnë për kryeparlamentar.

Ajo ka thënë se Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.

“Kur kushtetuta interpretohet sipas qejfit Albin Kurti sot paska guxuar të flasë për shkelje të Kushtetutës, ndërkohë që ai vet e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese. Ai e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës!’ Kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sadriu ka listuar disa “shkelje të Kushtetutës” nga qeveria.

Vetëm gjatë mandatit të kaluar, ajo ka thënë se Albin Kurti dhe qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën të paktën 10 herë.

Ja disa raste flagrante të cilat i ka listuar deputetja  LDK-së:

Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim

Ligji për zyrtarët publik

Ligji për pagat

Ligji për masat e përkohshme në treg

Shkarkimi i Bordit të RTK-së

Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Shkarkimi i anëtares së Bordit të OShP-së

Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil

Share This