Lumir Abdixhiku nga salla e stërmbushur në fshatin Gurrakoc: Jemi shumë, po bëhemi më shumë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në fshatin Gurrakoc.
Nga atje Abdixhiku ka thënë se janë shumë, por që po bëhen edhe më shumë.
“Jemi shumë! Po bëhemi më shumë! Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Abdixhiku.
“Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë.
Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritët mbi çdo sfidë, tashmë e kanë.
Të lumtë Ilir për punën e madhe në rikthimin e madh!
Kandidatë, Shkëmb, Serbeze, Besim e Lisa, ju priftë e mbara!” – ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.