Lukaku zbulon pse refuzoi superofertën e klubit arab

Lukaku zbulon pse refuzoi superofertën e klubit arab

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku ka zbuluar arsyen pse kishte refuzuar klubin arab, Al-Hilal gjatë verës që lamë prapa.

Reprezentuesi belg kishte marrë një superofertë nga klubi arab.

“Jam krenar për interesimin e tyre, por pas bisedimeve fillestare nuk u binda për të shkuar në Al-Hilal”, ka thënë Lukaku.

“Al-Hilal është klubi më i madh në Lindjen e Mesme, liga saudite do të jetë një nga më të mëdha në botë, por unë nuk isha gati të largohesha nga Evropa”, ka theksuar Lukaku.

Lukaku po luan te Roma në formë huazimi nga Chelsea. Ai po shfaq formë të lartë në skuadrën e Jose Mourinhos.

Share This