Lukaku te Roma? Mourinho befason me përgjigjen
“Kur drejtori më tha për Azmoun, ai gjithashtu më tha se do të vinte një sulmues tjetër. Unë jam duke pritur, jam i lumtur nëse vjen dikush tjetër me cilësi.”
Kështu tha José Mourinho në prag të ndeshjes së Romës ndaj Veronës, teksa më pas vijoi:
“E kam të vështirë të flas për Azmoun pasi ai nuk ka nënshkruar ende me ne, nuk mund të flas për Lukakun i cili është ende lojtar i Chelseat”.
Gjithsesi, fakti që mund të vijë edhe një tjetër sulmues, mediat italiane i referon vetëm Lukakut, për të cilin Inter dhe Juventus duken se janë tërhequr përfundimisht.
Me Abraham të dëmtuar dhe kur ende nuk dihet rikthimi i tij, ku në qendër të sulmit Belotti i vetëm u pa sa të vështirë e kishte, pista “Lukaku” bëhet më e besueshme se kurrë.
Sulmuesin belg e kërkoi edhe Tottenham, por duket se Chelsea nuk kërkon të përforcojë rivalët, plus që dëshiron ta shesë dhe jo ta japë në huazim.