Lukaku: Liga Saudite do të bëhet një nga më të mirat në botë

Lukaku: Liga Saudite do të bëhet një nga më të mirat në botë

Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, e pranon se Liga Saudite po rritet.

Reprezentuesi belg shënoi gol në fitoren e Romës në miqësoren ndaj Al Shabab.

Lukaku, i cili po luan tek “romakët” në formë huazimi nga Chelsea thotë se në dy vitet e ardhshme, liga saudite do të një më të fortat në botë.

“Në dy vitet e ardhshme e shoh këtë ligë duke u bërë një nga më të mirat në botë. Klubet po bëjnë shumë përpjekje për të sjellë lojtarët e mëdhenj këtu. Si rezultat, skuadrat dhe cilësitë e futbollit po përmirësohen ndjeshëm”, ka thënë Lukaku.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të bëhet pjesë e Ligës Saudite.

Share This