Luka Modriç kërkon largimin nga Reali
E ardhmja e tij ishte një nga telenovelat e verës, me ofertat e majme që vinin nga Arabia Saudite, por me kroatin që i bëri ballë tundimit, duke rinovuar edhe për një vit tjetër me Realin e Madridit.
Por duke se 38-vjeçari tanimë ka ndryshuar mendje, pasi po kërkon largimin nga gjigandja madrilene.
E përditshmja e njohur sportive spanjolle “Marca” shkruante të enjten se mesfushori veteran tashmë ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet, madje që në periudhën e transferimeve të janarit. Sipas medias në fjalë, kroati ka marrë këtë vendim pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion, ku e ka humbur edhe vendin e titullarit.
38-vjeçari, i cili pak muaj më parë rinovoi kontratën me Realin, ka regjistruar vetëm 242 minuta lojë në të gjitha deri më tani në të gjitha veprimtaritë.
Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri vitin e ardhshëm, por tashmë po shqyrton ofertat e skuadrave tjera që kanë shprehur interesim ta transferojnë në janar, shkruan “Marca”. Modriçi është pjesë e Realit që prej vitit 2012 dhe me ekipin spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh. Ndeshja e mbrëmshme, ajo fitore e mundimshme në fundin e minutave shtesë ndaj Union Berlinit ishte e 110-ta në total për Luka Modriçin me fanellën e Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve të UEFA-s.
Ai u bë lojtari i 5-të me më shumë ndeshje për Realin në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të Evropës, duke lënë pas Roberto Karlosin, me 109.
Por para tij janë disa legjenda të madrilenëve, të tillë si Serxhio Ramosi me 129, Raúl Fernandesi me 132, Karim Benzema me 133, dhe Iker Kasijas me 152 dhe, duke se Modriç nuk do të arrijë t’u afrohet atyre.