Luka Modric bëhet bashkëpronar i Swansea City-t

Luka Modric bëhet bashkëpronar i Swansea City-t

Ikona kroate e Real Madridit, Luka Modric, ka konfirmuar se është bërë bashkëpronar dhe investitor në klubin e Championship-it, Swansea City.

Ish-mesfushori i Tottenhamit dhe fitues i ‘Topit të Artë’ duke folur për faqen zyrtare të klubit anglez, tha se Swansea ka një identitet të fortë, një tifozeri të jashtëzakonshme dhe ambicie për të garuar në nivelin më të lartë.

“Kjo është një mundësi emocionuese. Swansea ka një identitet të fortë, një tifozeri të jashtëzakonshme dhe ambicie për të garuar në nivelin më të lartë. Duke qenë se kam luajtur në nivelet më të larta, besoj se mund t’i ofroj klubit përvojën time”, tha Modric.

“Qëllimi im është të mbështes rritjen e klubit në një mënyrë pozitive dhe të ndihmoj në ndërtimin e një të ardhme emocionuese”, theksoi reprezentuesi i Kroacisë.

Swansea aktualisht është në pronësi të Andy Coleman, Brett Cravatt, Nigel Morris dhe Jason Cohen, të cilët blen shumicën e aksioneve në nëntorin e kaluar nga Jason Levien dhe Steve Kaplan.

Share This