Luiz: Jam i sigurt se do të kemi një sezon të madh

Luiz: Jam i sigurt se do të kemi një sezon të madh

Futbollisti Douglas Luiz, ka folur për herë të parë si lojtar i ri i Juventusit.

Luiz tashmë zyrtarisht është pjesë e gjigantit italian.

Ai shprehet i lumtur që do të vesh fanellën e juventinëve. Luiz është i bindur se me Juve do të ketë një sezon të madh.

“Shumë lojtarë të mëdhenj kanë ardhur në Juventus dhe kjo më motivon shumë dhe më bindi të vij këtu”, ka thënë Luiz.

“Jam i sigurt se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ne kemi lojtarë të rinj, një trajner të ri dhe po mësohemi me punën e Thiago Mottas dhe atë që ai kërkon prej nesh”, ka pohuar ai.

Ai është i bindur se me ‘Zonjën e Vjetër’ do të fitojë trofe në edicionin që nis pas pak ditësh.

Share This