Luis Enrique, përplasje e fortë me Mbappe-n
Lamtumira e mundshme e Kylian Mbappé me PSG-në vazhdon të krijojë pakënaqësi në dhomën e zhveshjes të drejtuar nga Luis Enrique.
Ish-trajneri i Romës ka treguar tashmë se mund të luajë pa kampionin francez, duke e zëvendësuar në minutën e 65-të në barazimin e hapit të fundit ndaj Rennes.
Real Madridi është në pritje të yllit të kombëtares së Deschamps, por ndërkohë atmosfera në Paris nuk është aspak e qetë, në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit.
Luis Enrique, trajneri aktual i PSG-së, nuk i pëlqeu mënyra se si u përhap lajmi për largimin e mundshëm të Mbappes. Sipas asaj që raportohet nga L’Équipe, në fakt, trajneri asturian do të kishte preferuar që thashethemet në lidhje me lamtumirën e kampionit të bëheshin të ditura në një moment tjetër të sezonit. Francezët në fund të fundit duhet të mbrojnë titullin dhe mbi të gjitha të mposhtin Real Sociedadin në 16-shen e Champions League.
Javën e kaluar, për më tepër, ka pasur edhe një takim kokë më kokë mes Luis Enrique dhe Mbappé, siç raportohet nga L’Équipe. Një përballje që nuk duket se ka çuar në një zgjidhje të përbashkët, me lajmet për të ardhmen e sulmuesit që dominojnë në publik.
Trajneri spanjoll do të kishte preferuar që situata të trajtohej në mënyrë më “profesionale”, pa ndikuar në disponimin dhe ekuilibrin e dhomave të zhveshjes parisiene.