Luis Enrique pas humbjes nga Barcelona: Të fitojmë në shtëpinë e tyre
Paris Saint Germain humbi ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Barcelonës, 2-3.
Një sfidë e veçantë për trajnerin e skuadrës franceze, Luis Enrique.
Dhe vetë trajneri spanjoll foli për UEFA-N pas ndeshjes: “Është e qartë se nuk mund të jesh i lumtur kur humbet. Por mendoj se bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Ne ia kemi vështirësuar jetën vetes menjëherë, nuk luajtëm mirë në momente të caktuara”.
Shkuam 2-1, më pas 2-2 dhe 2-3 për ata… Loja është e hapur, do shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë dhe ambicie, për ne do të jetë si një finale. Kam besim te skuadra ime, kemi disa aspekte pozitive në përpjekje për ta përmbysur këtë rezultat”.
“Ne gjithmonë duhet të përpiqemi të japim më të mirën tonë në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Champions League, e dimë se mund të fitojmë dhe kjo është ajo që do kërkojmë të bëjmë atje”.