Luis Enrique “injoron” Mbappe: Vitin e ardhshëm do të jemi më mirë
PSG mund të bëhet kampion i Francës nëse do të arrijë të fitojë kundër Le Havre nesër.
Luis Enrique, në konferencë për shtyp, foli për sezonin aktual dhe atë të ardhshëm, duke treguar se nuk ka frikë nga lamtumira e Kylian Mbappe:
“Ne kishim një skuadër të re, me shumë lojtarë në fillim të vitit. Ndërtimi vazhdon. Jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jemi më mirë, ky është mesazhi që dua t’u dërgoj lojtarëve të mi”.
Jeni i kënaqur me momentin që po jetoni?
“Arritëm në fund të sezonit në rrethana shumë pozitive. Nuk e kisha menduar kurrë një skenar kaq pozitiv. Është një moment i shkëlqyer, me të gjithë lojtarët në dispozicion përveç Kimpembe dhe Sergio Rico. Të gjithë lojtarët kanë mundësi të luajnë, secili prej tyre ka shumë ambicie. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues”.
“Dembele? Sulmuesit e nivelit të lartë po kalojnë momente të shkëlqyera. Ousmane kishte shënuar vetëm një gol para Barcelonës, por ai dha 10 asistime dhe bëri një ndryshim të madh për ne.
Ai po përjeton momentin më të mirë në raportin me golat dhe kjo për shkak të qetësisë së tij. Gjithashtu, shënon shumë në stërvitje, është çështje qetësie”.
A do të ndryshojë ndonjë gjë?
“Çdo ndeshje e PSG-së këtë sezon ka përfaqësuar një mundësi për lojtarët. Pse të ndryshojë? Le Havre është një ekip që ka nevojë për pikë dhe nuk do të ketë hapësirë. Nëse fitojmë, do të jemi kampionë. Në shtëpi është një mjedis i përsosur për t’u kënaqur”.
Çfarë i thatë Kolo Muan pas Lorient?
“Ai është një lojtar i mirë, por tani është ai që nuk ka besim 100%. Ka kapacitet të jashtëzakonshëm pune, unë mund ta inkurajoj atë vetëm kur ai nuk është mirë. Detyra ime është të sigurohem që statistikat e Kolo Muanit të jenë të mira, kur do të rifitoj besimin do të jetë edhe më mirë”.