“Luis Enrique arrogant, nënvlerësoi Dortmundin”
Gjashtë shtyllat e goditura dhe mundësitë e shumta të parealizuara janë justifikimi i përdorur nga Luis Enrique për të lundruar pas eliminimit në Champions League.
Megjithatë, në Francë janë të shumtë ata që nuk duan të dëgjojnë arsyen dhe të sulmojnë trajnerin asturian.
Ky është rasti i Bixente Lizarazu, ish-mbrojtësi i kombëtares franceze, i cili e komentoi humbjen e djeshme ndaj Borussia Dortmundit si më poshtë: “Që në short, PSG ishte e sigurt se do të arrinte në finale. Më dukej si një mungesë respekti në ndeshjen kundër Dortmundit”.
Megjithëse humbën 1-0 në Gjermani, Luis Enrique tha se e vetmja shprehje që ai di në frëngjisht është ‘On va gagner’ (‘Ne do të fitojmë’). Ky është një qëndrim arrogant, për t’u dukur”, tha ai për Franceinfo,
“Ai e pagoi çmimin kundër një ekipi që fitoi betejën taktike në të dyja ndeshjet”.