Luftiu: Sërish grafite në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, autorët të dalin para organeve të drejtësisë
Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se është bërë edhe një grafit tjetër në të njëjtin institucion, atë në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se grafiti i dytë vjen pas protestës së mbajtur më datë 12 gusht. Sipas tij, kjo fare nuk është e rastësishme.
“Zëri ynë po shpërfaqë nacionalistët të cilët na urrejnë neve, si shqiptarë! I ftoj shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”.
“Autoritetet duhet sa më parë t’i sjellin para drejtësisë autorët e këtyre grafiteve”, ka thënë Lutfiu. /Klankosova.tv/