Lufta Rusi-Ukrainë, Trump: Kush do e mendonte se një dron do ishte një armë kaq e fuqishme

Lufta Rusi-Ukrainë, Trump: Kush do e mendonte se një dron do ishte një armë kaq e fuqishme

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka treguar se mjetet ajrore pa pilot janë një armë e fuqishme në luftën moderne.

Presidenti i Shteteve Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për programin Pod Force One,  “dronët janë një gjë e re. Është një armë e re. Është një armë e zgjedhur. Nëse shikoni luftën — këtë luftë të tmerrshme me Rusinë, Ukrainën që ne po përpiqemi ta kapërcejmë — është e gjitha luftë me dron”, tha ai.

“Është e mahnitshme”, vazhdoi Trump. Ai shtoi se dronët janë “të shpejtë dhe të zgjuar” dhe se “tre vjet më parë, askush nuk e kishte idenë se do të ishin kaq të mirë”.

Sipas Trump, dronët “me të vërtetë janë armë për luftë” dhe “të dyja palët po përdorin dronët në një nivel që askush nuk e kishte menduar ndonjëherë”.

“Kush do të mendonte se një dron doli të ishte një armë kaq e fuqishme! Por ai po zëvendëson shumë armë të tjera, madje edhe aeroplanë,” tha Trump, raporton rtsh.

Share This