
Lufta në Ukrainë, Trump bisedë telefonike me Putinin
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, teksa ka mbajtur ndërkohë një bisedë telefonike edhe me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Teksa Ukraina dhe Rusia gjenden në armëpushim midis tyre, Trump po përpiqet të negociojë me shefin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë teksa javën e kaluar u mbajtën në Stamboll të tjera negociata mes delegacioneve ruse-ukrainase.
Lidhur me telefonatën mes Trumpit dhe Putinit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se ai beson që Trump do t’i kërkojë presidentit rus Vladimir Putin nëse ai është “serioz ” për paqen me Ukrainën.
“Bisedimet kanë vazhduar për pak kohë. Ne e kuptojmë se kemi një ngërç këtu. Mendoj se presidenti do t’i thotë Presidentit Putin, se sa serioz është dhe është i sinqertë për t’i dhënë fund luftës”, u shpreh Vance për gazetarët në bordin e avionit.
Vance tha se “ Putini ka bërë disa lëshime dhe ka ndërmarrë disa hapa seriozë në këto biseda. Por ne ndjehemi sikur jemi në një pikë ku duhet të tejkalojmë këtë pengesë, kjo është arsyeja pse presidenti po flet me të në telefon. Mendoj sinqerisht se Presidenti Putin, nuk e di fare se si të dalë nga lufta. Nuk jam i sigurt se Vladimir Putin ka një strategji vetë se si t’i japë fund luftës, natyrisht, kjo po ndodh për disa vjet tani”. /rtsh/