Lufta godet edhe futbollin, Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës

Lufta godet edhe futbollin, Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës

Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës.

Një lojtar i vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë.

Lufta në Izrael ka goditur edhe futbollin. Ashtu siç pritej, UEFA ka pranuar kërkesën e federatës izraelite për të anuluar ndeshjet e tetorit kombëtares në eliminatoret e Euro 2024, kundër Zvicrës dhe Kosovës.

Por nëse sfidat mund të rikuperohen në data të tjera, tragjike janë humbjet e jetës.

Kështu, mediat izraelite raportojnë se mes qindra personave që kanë humbur jetën është edhe futbollisti Lior Asulin.

Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur një tjetër futbollist, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Share This