Lufta e tmerrshme dhe e pakuptim kundër futbollistëve dhe FFK-së, po e dëmton më së shumti Kosovën
Tashmë është bërë e zakonshme që pas çdo grumbullimi të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e saj ndërkombëtare, të nis një luftë kundër lojtarëve dhe FFK-së.
Kritikat janë aq të mëdha sa shpesh bëhet thirrje edhe për bojkot të ndeshjeve, madje dëri në atë masë sa kur një lojtar refuzon grumbullimin ai përshëndetet dhe tentohet të inkurajohen edhe tjerët që ta bëjnë të njëjtën gjë, shkruan GazetaSportinfo
Rrallë shohim analistë nëpër studio tona tevelizive që para ndeshjeve u jep kurajo lojtarëve. Këta analistë ndoshta edhe të porositur japin kritika aq të mëdha për lojtarët sa edhe nuk hezitojnë t’i quajnë të nivelit të dytë. Kjo nuk ka sesi të mos ndikoi në performancën e tyre. Kombëtarja e Kosovës dhe lojtarët për momentin nuk e kanë mbështetjen që meritojnë.
Për të gjithë ata që po vënë në dyshim nëse Kombëtarja e Kosovës duhet të ekzistojë, apo më mirë të themi Kosova duhet të jetë në planë të dytë, të gjitha dilemat i largoi ndërshja e mbrmëshme në Rumani. Rumunët medoemos dëshironin ta zhgëjnë shtetin e Kosovës. E quanin pjesë të Serbisë dhe nuk e llogarisnin si shtet, por djemt tanë më aq mundësi sa patën u treguan që Kosova është e fortë dhe do të mbetet e tillë. Rumania duhet të jetë një shembull që të na bashkojë dhe ta mbeshtesim këtë grup dhe këtë institucion.
Vojvoda para ndeshjes iu bëri me dije se në krahërorë mbajnë llogon e shtetit të Kosovës dhe për atë llogo janë në gjendje të japin gjithçka në fushë.
Se a ka vend për kritika në lojë është e qartë se ka, se a duhet të ketë pakënaqësi në rezultatet e ndeshjeve është mëse e qartë se duhet të ketë, por këto kritika dhe pakënaqësi duhet të jenë të adresuara mire e jo vetëm të sulmohet pa asnjë argument të qartë.
FFK ka bërë punë të mirë, ka krijuar kushte aq sa ju jepin mundësitë madje edhe duke i parakaluar ato. Mjafton të jesh afër kombëtares kur zhvillohen një ndeshje si brenda ashtu edhe jashtë, dhe të kuptosh se aty ka rregull e disiplinë. Sa i përkete ftesave, kjo është qështje eksluzive e trajnerit. Ai vendos kush duhet të ftohet e kush duhet të jetë në fushë. Nëse është vendim i duhur apo jo flasin rezultatet dhe përgjegjësia bie mbi të. Gliha me një barazim ndaj Zvicrës sikur u dërgua në qiell, ndërsa pas humbjes ndaj Rumanisë ai u kryqëzua dhe një fjalë të mirë nuk mori.
Muriqi mori një karton të kuq dhe kjo mjaftoj që kritikat të jenë të ashpëra për të, duke harruar që Vedat Muriqi është një hero i kësaj kombëtarje. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm. 26 gola në fanellën e një kombëtarjeje kaq të vogël do ta kishin zili edhe shumë lojtarë të mëdhenj, andaj është e pakuptim sesi sulmohet ai pamëshirshëm, madje edhe nga ata që i thonë vetin ish-futbollistë dhe trajnerë të mëdhenj.
Sido që të jetë Kosova ka kaluar sfidë e sakrificë edhe më të madhe sesa këto sulme që duket se janë të orkestruara dhe qëllimin e kanë tjetërkundë. Duke e dëmtuar Kombëtaren ata duan ta qesin keq FFK-në, duke mos llogaritur që kjo po sjell dhe do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen e kësaj kombëtarje të ndërtuar me shumë sakrificë.
Andaj nëse e duam Kosovën duhet ta mbështesim dhe ta forcojmë dashurin për të e assesi ta sulmojmë dhe t’i fyejmë lojtarët dhe FFK parreshtur.