LRFP shpall Laureatët e vitit 2024, Ademi: FFK do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë

LRFP shpall Laureatët e vitit 2024, Ademi: FFK do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës, të premten ka shpallur Laureatët e vitit 2024.

Pjesë e këtij eventi sportiv ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Numri një i futbollit tonë përmes rrjeteve sociale, ka thënë ishte i kënaqur që ishte pjesë e kësaj ngjarje sportive, raporton Rekordi.net.

Ademi u ka bërë të ditur viti 2025 do të jetë vit i riorganizimit dhe ristrukturimit në lidhjen rajonale, teksa procesi i dixhitalizimit do ta bëjë punën e tyre edhe më të lehtë.

Postimi i plotë:

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës sot shpalli Laureatët e vitit 2024. Kisha kënaqësinë të isha pjesë e kësaj ceremonie, në të cilën u shpërblyen më të suksesshmit tek gjeneratat e reja, e të cilët pa dyshim janë e ardhmja e futbollit tonë.

⚽Udhëheqësit e klubeve, trajnerët, ish-futbollistët dhe futbollistët i falënderova për përkrahjen dhe zhvillimin e futbollit në Prishtinë.

🤩Të pranishmëve u rikujtova se ky do të jetë vit i riorganizimit dhe ristrukturimit në lidhjen rajonale, teksa procesi i dixhitalizimit do ta bëjë punën e tyre edhe më të lehtë.

🤝U premtova se FFK do të vazhdojë të jetë e afërt dhe do t’u qëndrojë pranë, siç ka bërë gjithmonë.

🎉Urime të gjithë laureatëve! Ju inkurajoj të vazhdoni punën drejt sukseseve të reja, me përgjegjësi dhe krenari. /Rekordi.net/

Share This