Lozano drejt largimit, Zhegrova në listën e Napolit për të zëvendësuar meksikanin

Lozano drejt largimit, Zhegrova në listën e Napolit për të zëvendësuar meksikanin

E ardhmja e Lozanos duket larg Napolit, ndonëse kampionët e Italisë duan që sulmuesi meksikan të rinovojë kontratën që skadon në verën e vitit 2024, 28-vjeçari nga ana e tij është duke pare ofertat nga klubet e tjera.

Sipas raportimeve të medieve italiane, në rast të largimit të Lozanos, Napoli ka dy emra të pëlqyer me të cilët mund ta zëvendësojë.

Emri i parë në listë është ai i Jester Lindstrom i Eintracht Frankfurt, një lojtar që tashmë ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje, megjithatë ende nuk dihet qëndrimi final i klubit gjerman.

Ndërsa plani B, vjen nga Franca, me Napolin që do të donte të kishte në skuadër sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që është në pronësi të Lille, 24-vjeçarin, Edon Zhegrova.

Megjithatë vlen të theksohet se Zhegrova do të tentohet nga Napoli, vetëm në rast se do të dështojë pista “Lindstrom”.

Nëse do të transferohet te Napoli, Zhegrova do të gjente një pjesë të “shtëpisë”, pasi aty luan edhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, Amir Rrhamani.

Share This