Lot dhe emocione/ U fut në shtëpinë Big Brother pa i rrëfyer familjes, e ëma surprizon Xum Allushin: U tregova më e shkathët se ty!

Lot dhe emocione/ U fut në shtëpinë Big Brother pa i rrëfyer familjes, e ëma surprizon Xum Allushin: U tregova më e shkathët se ty!

Me lot dhe emocione ka nisur ky Big Brother për Xum Allushin. Me t’u futur në shtëpi, banori rrëfeu se askush nga familja nuk e dinte që është pjesë e këtij edicioni dhe se do të donte t’ua bënte surprizë.

Megjithatë, Vëllai i Madh ka vendosur të bëjë surprizë brenda surprizës dhe ia ka sjellë të ëmën në studio. Nënë dhe bir janë përqafuar të përlotur në ambientet e jashtme të shtëpisë teksa nuk kanë munguar as mesazhet.

Mami Suzana: Shpirt, i bukuri im, vetem të dua të lumtur sikurse je në realitet. Unë jetoj vetëm për ty. Ma bëre surprizë ëëë, por unë u tregova më e shkathët se ty dhe shijova gjithë këtë vend të bukur. Ohh lotët e tua që unë jetoj vetëm për ty. O shpirti im, o jeta ime, o i bukuri im. Faleminderit Ledionit dhe produksionit të Top Channnel, të gjithë shqiptarëve, ëndrra jote u bë realitet. Kjo është supriza ime më e bukur, ti që i vogël ke qenë pro televizionit. Dua të të shoh të lumtur.

Xumi: Ti je arsyeja pse unë vazhdoj dhe eci i fortë përpara. Ti je gjysma ime.

Mami Suzana: Edhe unë për ty jetoj.

Xumi: O Ledion, pa hyrë mirë po dridhemi. E kam pikë të dobët, nuk më mban shpirti…

Nisur nga zhvillimet e fundit dhe raportin që ka me të ëmën, Xumi kishte edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.

“Unë kam një mesazh për të gjithë prindërit dhe fëmijët. Dua ti them rinisë që jeta është gjëja më e çmuar dhe dhurata më e bukur që ne kemi. Mbushjani zemrën priundërve plotë gëzim, plotë dashuri, plotë lumturi. Mendohuni 1 milion herë para se të veproni njëherë. Ju jeni e ardhmja e vendit dhe ne i kemi sytë te ju”- tha Xumi. /TCH/

Share This