“Lojtari më i mirë në botë luan në La Liga”, Tebas: Mbappe? Nëse ai vjen në Spanjë do të na ndihmojë

“Lojtari më i mirë në botë luan në La Liga”, Tebas: Mbappe? Nëse ai vjen në Spanjë do të na ndihmojë

Për presidentin e La Liga-s, Javier Tebas lojtari më i mirë në botë është Jude Bellingham.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, ai theksoi se lojtari më i mirë në botë luan në La Liga, ndërsa shtoi se nëse transferohet në Spanjë, Kylian Mbappe do i ndihmojë.

“Këtë vit kemi në Spanjë lojtarin më të mirë në botë, Bellingham. Sezonin e kaluar erdhi Lewandowski dhe ai është një futbollist i shkëlqyer. Atletico Madrid, nga ana tjetër, ka Griezmann, një tjetër super futbollist. Nëse Mbappe do të vinte, ai do të ndihmonte të jemi më konkurrues dhe të rritemi edhe më shpejt”, deklaroi Tebas.

Share This