
Lojtarët nisin një sherr, Suarez i qetëson duke kafshuar gishtat e shokut të skuadrës
Luis Suarez është kapur duke kafshuar sërish një shokë të skuadrës në fushën e futbollit.
Këtë herë, ai e kishte me Jordi Alban, bashkëlojtari i tij prej kohësh i Barcelonës dhe kolegu aktual të Inter Miamit.
Suarez (38), i cili ndërtoi një karrierë plot trofe si lojtar i Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës, Atletico…, ka treguar edhe një herë se e ka të vështirë të kontrollojë temperamentin, raportojnë mediat spanjolle.
Suarez është dënuar më parë për kafshim dhe tani e ka bërë sërish. Gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe LAFC, një zënkë shpërtheu në fushë në minutën e 89-të.
Suarez u përpoq të qetësonte situatën dhe ta largonte Alban nga konflikti, por kur katalanasi tentoi ta largonte, Suarez siç shihet në video tentoi t’i kafshonte gishtat.
Këtë e kishte bërë edhe më parë. Si lojtar i Liverpoolit, ai kafshoi mbrojtësin e Chelseat, Branislav Ivanovic, për të cilin u dënua me dhjetë ndeshje.
Ai u ndëshkua edhe më rëndë në Kupën e Botës 2014 kur kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini. Më pas ai mori një pezullim prej katër muajsh.