Lojtaret më të dalluara të xhiros së katërt në Superligën e femrave
Fundjava solli super ndeshje në Superligën e fermave. Skuadrat Bashkimi, Peja 03 dhe Prishtina shënuan fitore këtë javë.
Bashkimi i shkaktoi Penzës humbjen e parë me rezultat 73:67. Lojtarja më e dalluar ishte Aulona Muhadri me 16 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime, derisa u mbështet fuqishëm Caterrion Thompson me një paraqitje të shkëlqyer: 21 pikë, 9 kërcime dhe gjashtë asistime.
Peja 03 shënoi një fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 me rezultat 64:60. Veronika Liubinetes luajti një rol kyç, duke kontribuar me 17 pikë, 18 kërcime, dhe tri asistime.
Në ndeshjen Prishtina – Trepça, Prishtina triumfoi me rezultat 79:75. Për KBF Prishtina, Alaina Rice shkëlqeu me 29 pikë, 14kërcime, dhe shtatë asistime.
Renditja aktuale pas xhiros së katërt:
Bashkimi: katër fitore, asnjë humbje
Penza: tri fitore, një humbje
Prishtina dhe Peja 03: dy fitore, dy humbje
Junior 06 Moni Bau: një fitore, tri humbje
Trepça: asnjë fitore, katër humbje