Lojtarët më fitues në Bundesligë, Muller shans për të arritur Nouer-in

Lojtarët më fitues në Bundesligë, Muller shans për të arritur Nouer-in

Transferta në Leipzig do të jetë një shans i mirë për Thomas Muller për të arritur Manuel Nouer-in në një klasifikim krejt të veçantë.

I referohemi lojtarëve me më shumë fitore në Bundesligën gjermane ku portieri legjendar i Bajernit të Mynihut numëron 322 fitore në 478 ndeshje të luajtura.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi ndodhet Thomas Muller, i cili ka në llogarinë e tij 321 fitore në 447 ndeshje. Në rast se Bayerni mund sot pasdite Leizping dhe Muller regjistrohet në listën e lojtarëve, të cilët kanë luajtur atëherë numri 25 i formacionit bavarez barazon rekordin e Nouer.

Sa i përket historisë në këtë listë ndodhet vetëm një lojtar, i cili s’ka qenë kurrë pjesë e Bajernit të Mynihut. Bëhet fjalë për Manfred Kaltcin. Ish-portieri nga Ludvigshafeni, në Gjermani ka mbrojtur vetëm ngjyrat e ekipit të Hamburgut.

Lojtarët më fitues:

Manuel Nojer     322 fitore / 478 ndeshje

Tomas Myler      321 fitore / 447 ndeshje

Oliver Kahn        310 fitore / 557 ndeshje

Manfred Kaltc     291 fitore / 581 ndeshje

R.Levandovski     274 fitore / 384 ndeshje

Mats Humels      258 fitore / 422 ndeshje

Filip Lahm          250 fitore / 385 ndeshje

Lotar Mateus      249 fitore / 464 ndeshje

Jozef Majer        249 fiotre / 473 ndeshje

Klaudio Pizarro  248 fiotre / 490 ndeshje

Share This