“Lojtarët e Realit do ta mirëpresin Mbappe-n”

“Lojtarët e Realit do ta mirëpresin Mbappe-n”

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo thotë se lojtarët e “Los Blancos” do të mirëpresin Kylian Mbappe në rast se francezi do t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Ylli i PSG-së vazhdon të jetë i lidhur me transferimin tek “Los Blancos”.

“Do të doja që Mbappe të mbërrinte të ne”, ka thënë Rodrygo.

“Unë gjithmonë dua të luaj me lojtarët më të mirë dhe ai është një nga më të mirët në botë. Nuk mund të flas shumë për të, sepse ai është lojtar i PSG-së dhe duhet ta respektojmë”, ka theksuar Rodrygo.

Mbappe thuhet se po luan sezonin e tij të fundit te parisienët, dhe se francezi gjatë verës do t’i bashkohet Real Madridit.

Share This