LM Heraklion 2023, Kosova mundet nga Italia

LM Heraklion 2023, Kosova mundet nga Italia

Ekipi i Kosovës në hendboll në rërë ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.

Pavarësisht se pësuan humbje 2:0 (22:12, pjesa e parë dhe 22:10, pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë, ku ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe 10:8, por mospërvoja në ndeshje të tilla dhe gabimet e bëra, bënë që Italia të dominojë më pas të dy pjesët.

Hendbollistët tanë po marrin pjesë për herë të parë në lojëra të tilla dhe për lojtarët tanë një disiplinë e tillë është përvojë e re, marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka infrastrukturë të tillë.

Kosova nesër luan ndaj Kroacisë dhe Qipros.

Share This