Llapi ndal Ballkanin, fitojnë edhe Prishtina dhe Malisheva

Llapi ndal Ballkanin, fitojnë edhe Prishtina dhe Malisheva

Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 17-të në elitën e futbollit kosovar.

Llapi e ka mposhtur Ballkanin në derbin e kësaj xhiro, me rezultat të thellë prej 5-3, ndeshje kjo e luajtur në “Zahir Pajaziti”.

Hamdi Namani hapi serinë e golave në minutën e gjashtë, derisa 10 minuta më vonë Muhamet Hyseni dyfishoi epërsinë.

Për mysafirët Gripshi nga penalltia ngushtoi epërsinë, duke e rikthyer në lojë Ballkanin, ndërsa Ballkani në minutën e 40-të barazoi rezultatin me anë të Berishës.

Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe rifitoi epërsinë me anë të Namanit.

Llapi vazhdojë me lojën e mirë edhe në fraksionin e dytë duke shënuar edhe dy gola.

Muhamet Hyseni nga penalltia dhe Ahmed Januzi ia siguruan fitoren skuadrës së Batatinës. Golin e fundit për Ballkanin e shënoi Albin Berishës.

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 38 pikë, shtatë më shumë së Llapi që zë vendin e dytë.

Ndërkohë, Prishtina i është kthyer fitoreve duke mundur Fushë Kosovën, me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mërgim Pefqeli.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e pestë me 25 pikë, ndërsa Fushë Kosova zë vendin e fundit me vetme 10 pikë.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Malisheva që para tifozëve të tyre mundi Lirinë, me rezultat 1-0, falë golit ë Hazrolljat, i cili shënoi në sekondat e fundit të kësaj sfidë interesante.

Me këtë fitore Malisheva blindon pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë sosh.

Share This