Llapi mposht Ferizajn, Suhareka fundos Feronikelin ‘74
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në sfidën kryesore të ditës së sotëm, Llapi e ka mposhtur në udhëtim Ferizajn, me rezultat 0-1.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhuruar një lojë të kënaqshme, derisa ishte Ahmet Januzi (72’), i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për llapjanët.
Pas kësaj fitore, Llapi shkon në kuotën e 10 pikëve, aq sa kanë edhe Prishtina, Ballkani e Malisheva, kurse, Ferizaj është e parafundit me vetëm katër pikë.
Ndërkohë, serinë e rezultateve pozitive e ka vazhduar Suhareka, e cila para tifozëve të saj mundi Feronikelin ’74, me rezultat 2-0.
Mevlan Zeka ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar d golat në fitoren e Suharekës, e cila tani ngjitët në krye të tabelës me 13 pikë të tubuara, kurse, Nikli ende nuk asnjë pikë.