Llapi me “pesë yje” ndaj kampionëve, çfarë prodhoi java e 17-të në Kosovë

Llapi me “pesë yje” ndaj kampionëve, çfarë prodhoi java e 17-të në Kosovë

Këtë fundjavë u zhvillua java e 17-të e Superligës së Kosovës, e karakterizuar me një numër të ulët golash përveç ndeshjes kryesore mes Llapit dhe Ballkanit.

Që u mbyll me rezultatin final 5-3 për djemtë e Tahir Batatinës.

Një super takim mes dy skuadrave që po ndjekin titullin këtë edicion. Me këtë fitore Llapi është shtatë pikë prapa Ballkanit, por duhet përmendur se kampionët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se skuadra nga Podujeva dhe një më pak se Drita e vendit të dytë.

Për Llapin, Namani dhe Hyseni realizuan nga dy gola, kurse për të kompletuar fitoren u përkujdes Januzi, duke i shkaktuar Ballkanit humbjen e parë sezonale.

Drita fitoi 0-1 përballë rivalit të saj Gjilanit në derbin e qytetit, me një gol të Krasniqi në minutin e 67-të. Me këtë sukses, Drita siguroi pozitën e dytë për këtë fundjavë me pikë të barabarta me Llapin.

Por përpara skuadrës së Tahir Batatinës për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet direkte. Vendi i tete dhe zona e ftohtë me 17 pikë për Gjilanin.

Feronikeli 74 mposhti Dukagjinin 1-0, duke dalë nga zona e ftohtë për këtë javë dhe duke parakaluar Gjilanin. Skuadra nga Drenasi ka 18 pikë dhe është në pozitën e shtatë.

Në anën tjetër pësoi humbje dhe tani është vetëm tri pikë larg Feronikelit, dhe katër larg Gjilanit. Pas një fillimi pozitiv në kampionat ekipi nga Klina duhet të ketë kujdes, sepse mund të përfundojë në zonën e kuqe nëse nuk arrijnë së shpejti fitorevjen kthesa.

Prishtina fitoi 1-0 ndaj Fushë Kosovës duke ruajtur pozitën e pestë me 25 pikë, një më pak se Malisheva që mban pozitën e katërt. Kurse Fushë Kosova, me një fitore në pesë ndeshjet e fundit, është në vendin e nëntë me 10 pikë, tetë prapa Feronikelit.

Fitore e rëndësishme kjo e kryeqytetasve. Skuadra e Emmanuel Egbo, në pesë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje. Malisheva, gjithashtu fitoi përballë Lirisë me rezultatin minimal 1-0.

Duke iu larguar Prishtinës dhe duke ndjekur Llapin në pozitën e tretë. Liria ka vetëm një fitore gjatë këtij edicioni dhe nëntë pikë, ku vazhdon të jetë në pozitën e fundit. /SS/

Share This