Llapi me përmbysje mposht Fushë Kosovë, s’ka gola në Klinë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi me përmbysje e ka mposhtur Fushë Kosovën në udhëtim prej 1-2, të dielën pasdite në një sfidë interesante.
Krasniqi (28’), zhbllokojë lojën duke kaluar skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0. Llapjanët rikthehen në lojë përmes Blakçorit (49’).
Ndërkaq, Muhamet Hyseni (76’), realizoi golin e fitores për skuadrën e Tahir Batatinës, e cila arrin fitoren e parë këtë sezon të garave, derisa Fushë Kosova ende është pa pikë.
Ndërkohë, Dukagjini i Klinës dhe Liria kanë luajtur pa gol në ndeshjen e zhvilluar në Klinë.
Klinasit e kërkuan më shumë rrugën e golit, kishin iniciative në terren, krijuan disa raste të mira për gola, megjithatë, prizrenasit ia dolën që të marrin një pikë tejet të rëndësishme nga ky udhëtim.
Skuadra e Armend Dallkut arkëton pikë e parë këtë sezon të garave, derisa Liria ka dy pikë.