Llapi i fortë për Gjilanin
Llapi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Gjilani.
Llapjanët mposhtën Gjilanin, me rezultat 0-2, të dielën në kuadër të javës së 15-të.
Valmir Veliu zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën e Tahir Batatinës, derisa Muhamed Hyseni dyfishojë avantazhin e Llapit në 0-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo sfidë interesante.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 28 pikë në vendin e dytë, derisa Gjilani mbetet në vendin e shtatë me vetëm 14 sosh.
Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për shkak të kushteve të papërshtatshme për lojë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, derisa për shkak të borës që po bie këto dy ditë, janë shtyre edhe duelet Fushë Kosova – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Liria.