Llapi humbet edhe miqësoren e tretë në Antalia
Ka përfunduar me humbje edhe ndeshja e tretë miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë që Llapi po i zhvillon në Antalia të Turqisë.
Këtë herë skuadra e Tahir Batatinës është mposhtur nga ekipi hungarez, Szeged me rezultat 1:0
“Pjesa e parë ishte e dominuar nga ekipi ynë ku edhe realizuam gol përmes Hysenit por që goli nuk vlejti sipas gjyqtarit anësor përshkak të pozicionit jashtë loje. Në pjesën e dytë trajneri Tahir Batatina u dha hapësirë edhe 11-shes tjetër, por që përkundër disa gjysmërasteve rezultati nuk u barazua”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.