Llapi e nisi me fitore, mposht Dritën në Gjilan, Fushë Kosova dhe Gjilani ndajnë pikët
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 19-të, të parat në sezonin pranveror.
Llapi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të garave, duke e mposhtur Dritën në udhëtim, me rezultat 0-1.
Dueli mes gjilanasve dhe llapjanëve, ka dhënë një lojë të kënaqshme, derisa Arbnor Ramadani pas asistimit të Diar Vokrrit, ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores së skuadrës së Tahir Batatinës.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 37 pikë në vendin e dytë, vetëm katër pikë më pak se lideri i tabelës, Ballkani, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Drita zë vendin e tretë me 34 pikë.
Ndërkaq, dueli mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit është mbyllur baras 1-1.
Gjilanasit përmes Senad Jarovic (40’), kaluan në epërsi, kurse, Dorent Hajdari (76’), ia siguroi një pikë Fushë Kosovës.
Gjilani renditet në vendin e tetë me 19 pikë, kurse, Fushë Kosova është e fundit me vetëm 10 sosh.