Llapi e Drita sot kërkojnë sukses në Conference League
Dy skuadrat kosovare Llapi e Drita sot zbresin në fushë duke nisur një aventurë të re në garat ndërkombëtare.
Llapi ka një udhëtim shumë të vështirë në Danimarkë ku ndeshet në skuadrën Brondby në kuadër të rrethit të dytë në Conference League. Kjo ndeshje nis nga ora 19:00, shkruan ballkani.info.
Një sfidë tjetër joshëse është ajo për Dritën e cila përballet me skuadrën islandeze Breidablik.
Ky është takimi i parë për gjilanasit këtë edicion pasi u kualifikua direkt në rrethin e dytë. Ndeshja Breidablik – Drita luhet nga ora 21:15.