Llapi: Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë
Skuadra e Llapit ka bërë dy gabime të mëdha në garën për titull të kampionit në Superligë.
Tash kjo skuadër është plotë katër pikë pas Ballkanit, por kjo nuk ka ndikuar aspak që të humbet optimizmi në kampion e llapjanëve të cilët ende janë të motivuar për të arritur objektivat.
“Ata që janë dorëzuar, nuk kanë besuar kurrë. Pavarësisht rrethanave dhe pengesave gjatë rrugës, do vazhdojmë më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë për arritjen e objektivit. Përpara djema”, thuhet në postimin e skuadrës së Llapit.