Liverpooli triumfon me përmbysje ndaj Brightonit, shkëputet në krye
Liverpooli triumfoi me rezultatin 2-1 me përmbysje përballë Brightonit të De Zerbit, duke ia dalë të marrë të paktën përkohësisht kryesimin e Premier Leagues me 67 pikë, tre më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe katër më shumë se Man. City, me këto të dyja që përballen në “Etihad Stadium” sot në orën 17:30.
Një fitore e vuajtur e djemve të Klopp përballë skuadrës së italianit De Zerbi, i cili është edhe një nga emrat favoritë për të pasuar gjermanin në pankinën e “the reds” sezonin e ardhshëm.
Danny Welbeck u dha avantazhin miqve që në minutën e dytë, megjithatë Luiz Diaz riktheu baraspeshën, që në pjesën e parë, ndërsa pas më shumë se një ore lojë, ishte Mohamed Salah ai që shënoi edhe golin me vlerë tre pikëshe për Liverpoolin.