“Liverpooli thyhet me zgjuarsi”, Arteta: Superliga? Jo, na pëlqen të luajmë në Champions
Arsenalin e pret të shtunën një “finale” titulli. Gunners sfidojnë Liverpoolin në “Anfield”, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 2 (18:30).
Trajneri Mikel Arteta nuk e kurseu një koment në lidhje me Superligën Europiane, projekt ndaj të cilit klubi londinez ka dalë kundër.
“Mendimi im është saktësisht i njëjtë me deklaratën e klubit. Ne mbetemi në të njëjtin pozicion, na pëlqen të luajmë në Champions League dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Pasioni i tifozëve është arsyeja kryesore pse kjo lojë u takon atyre. Duhet të kujdesemi për tifozët, mendimi i tyre është tepër i rëndësishëm”.
Më pas një koment për rivalin e së shtunës. “Do të jetë një atmosferë e veçantë për të dyja skuadrat, do të luajmë kundër një kundërshtari të fortë. Do të përgatitemi për të fituar, na pret një ndeshje intensive.
Vendi i parë? Është gjithmonë bukur të jesh në krye të kampionatit. Ne do të përpiqemi të ruajmë pozicionin, por duhet të jemi inteligjentë për të menaxhuar mirë ndeshjen me Liverpoolin”, theksoi trajneri spanjoll i Arsenalit.